Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Djegia e makinës në aksin ‘Vorë-Maminas’/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori i dyshuar
Zbardhet ngjarja e djeshme, ku u dogj qëllimisht një automjet, në aksin “Vorë-Maminas”, për motive të dobëta. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Po ashtu është vënë në hetim 54-vjeçari që e shoqëroi atë, gjatë krimit. Njoftimi: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Vorë-Maminas”, po digjej një automjet, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësin/t. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Motivi”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi F. K., 38 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ndezi zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit M. Gj.. Si pasojë automjeti i këtij...