Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bashkia e Fierit në pritje të drejtuesve të rinj. Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm
Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot drejtuesja politike e qarkut të Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Fierit. Mes emrave që pritet të emërohen nënkryetarë të bashkisë, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e administratës vendore, sikurse janë dy ish-deputetët socialist Nusret Avdullai, dhe Mirela Pitushi, si dhe kandidati për deputetë, Mariglen Hoxha. Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qendër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço, ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Me strukturën e re, bashkia do të “blindohet” me katër...