Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Procedimi’/ Operacion antidrogë, sekuestrohet kanabis dhe para, arrestohet 43-vjeçari
Policia e Beratit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Procedimi”, i zhvilluar pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive. Si rezultat i operacionit, u dokumentua veprimtaria kriminale e dy personave , të cilët dyshohet se në mënyrë të përsëritur kryenin shitje të lëndëve narkotike në territorin e qarkut. Në pranga ra një 43-vjeçar, të cilit u gjetën sasi cannabisi të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari. Ndërkohë, në hetim në gjendje të lirë u procedua një 31 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, policia gjeti një sasi cannabisi. “Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara...