Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis Samiti i Brdo Brijunit! Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës, në fokus siguria e integrimi
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Kroacisë e Sllovenisë janë mbledhur këtë të hënë në Golem, ku po mbahet Samiti dyditor i procesit të Brdo-Brijunit. Drejtues i Samitit është Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili vuri theksin te bashkëpunimi rajonal, veçanërisht në kushtet kur rajoni, sipas tij, po përballet me kërcënime për sigurinë. Në përfundim të Samitit pritet të miratohen konkluzione të përbashkëta. Dokumenti do të shërbejë si shtysë konkrete për rritjen e bashkëpunimit dhe përparimin në rrugën e integrimit europian për të gjitha vendete rajonit. /vizionplus.tv