Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “U qëllua nga një distancë 2-5 cm”/ Seanca gjyqësore për vrasjen e Ademajt, mjeku ligjor rrëfen detaje tronditëse
                            Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka dëshmuar Naim Uka, mjeku ligjor që kreu autopsinë e Lirdona Ademajt. Ekspertiza e tij ka treguar se Liridona u vra nga një distancë 2-5 centimetra. “Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes të cilët kanë shkaktuar djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit dhe në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitje sillet prej 2 deri në 5 cm”, ka deklaruar mjeku ligjor, që po ashtu ka përjashtuar çdo mundësi të vetëvrasjes. Eksperti ka treguar se gjatë autopsisë Liridona kishte hematomë në krahun e majtë të saj, të shkaktuar të minimalisht tre orë para vrasjes. Megjithatë, mjeku ligjor nuk ka përcaktuar mjetin me...