PS planifikon ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ndarjen administrative, Balla zbulon detajet: Ja çfarë synojmë

PS planifikon ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ndarjen administrative, Balla zbulon detajet: Ja çfarë synojmë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se do të ngrihet një komision për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se me afrimin e Shqipërisë në BE, vendi duhet të ketë anëtarët e saj në Parlamentin Europian. “Çështje e dytë, për të cilën, do ishte mirë të adresohej puna për reformën zgjedhore, duhet të kemi nenet përkatëse të kodit zgjedhor, sa i takon edhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në perspektivën tonë, po afrohet momenti kur Shqipëria duhet të ketë anëtarët në PE. Çështja tjetër ka të bëjë me administrimin territorial. Këto duhen parë për t’i hapur rrugë reformave të reja, lidhur edhe me ndarjen administrative dhe territoriale. Këto komisione janë shumë të rëndësishme. Të plotësojmë vakancat në këto...