Çmimi Nobel 2025 në Mjekësi: Zbulohet çelësi i vetëkontrollit të sistemit imunitar

Çmimi Nobel 2025 në Mjekësi: Zbulohet çelësi i vetëkontrollit të sistemit imunitar

Këtë javë do të shpallen fituesit e Çmimeve Nobel 2025, që nderojnë arritjet më të mëdha në shkencë, paqe dhe letërsi.Java e Çmimeve Nobel nis me Fiziologjinë ose Mjekësinë, e ndjekur nga Fizika dhe Kimia, kurse të enjten dhe të premten do të shpallen Çmimi Nobel për Paqen dhe ai për Letërsinë.Fituesit shpallen nga komitete të ndryshme në Suedi dhe Norvegji dhe përzgjidhen për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në përmirësimin e njerëzimit.Këtë vit, fokusi pritet të jetë te kërkimet shkencore që kanë transformuar kuptimin tonë për jetën, klimën dhe teknologjinë.Nobel Assembly në Karolinska Institutet shpalli fituesit e Çmimit Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025: Mary E. Brunkow nga Institute for Systems Biology në Seattle, Fred Ramsdell nga Sonoma Biotherapeutics në San Francisko...