Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vendosi rekord unik në Angli, Guardiola: Tani synoj 250 fitore të tjera
Mjafton një gol i Haaland për të “thyer” Brentford, me Man.City që del me 3 pikë nga java e 7-të në Premier League duke ngushtuar diferencën me kreun në vetëm 3 pikë. Në minutën e 9-të, biondi u shkëput shpejt, mbrojti topin me forcë duke tundur rrjetën, ky ishte goli i tij i 9-të në ishull në këtë fillim sezoni. Man.City vuajti për të mbyllur ndeshjes, madje u desh edhe një mrekulli e Donnarumma-s për të mbajtur në lojë fitoren, me portierin italian që ndali Thiago-n në një aksion flagrant. City ruajti me fanatizëm këtë fitore, e cila ishte unike për Pep Guardiola-n, suksesi i 250 në Premier League, por këtë shifër tekniku spanjoll e arriti me 359 ndeshje në dispozicion, duke vendosur një rekord...