Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)
Vrasja e Edmir Bregut është planifikuar prej muajsh nga Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj në bashkëpunim me Arben Mërkurin, Ermir Dedjan dhe një disa persona të tjerë, të cilët kanë role specifike, konkretisht si çuni i Bariut, i cili është vëzhgues i lëvizjeve të shënjestrës. Në një bisedë të marrë nga dosja e SPAK e siguruar nga Report Tv, zbulohen planet për tu takuar Aldo Avdylaj dhe çunin e Bariut nëpërmjet Arben Mërkurit. Gjithashtu Aldo Avdylaj kërkon që vrasja të kryhet sa më parë, por Mërkuri e këshillon të presë sa të qetësohet situata sepse ka shumë civilë vërdallë. Disa ditë më vonë, Ermir Dedja bisedon me Edidon Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut. Roje për të monitoruar lëvizjet e këtij të fundit është caktuar ‘çuni i Bariut’. Elidon Avdyli kërkon që ta takojë përsonalisht çunin e Bariut si dhe kërkon që ta mbarojë sa më shpejt këtë punë. Pjesë nga dosja hetimore: Në datën 24...