E kishte fshehur poshtë sendiljes, arrestohet 38-vjeçari që udhëtonte me armë në makinë (Emri)

E kishte fshehur poshtë sendiljes, arrestohet 38-vjeçari që udhëtonte me armë në makinë (Emri)

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili lëvizite me pistoletë në automjet. Egeralt Mziu u ndalua në fshatin Luz të Krujës, ku arma iu gjet e fshehur poshtë sendiljes. Gjithashtu u prangosën edhe dy pasagjerët Enis Dema dhe Ilir Dobrozi për moskallëzim krimi. “Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në të cilin ishin pasagjërë 2 të arrestuarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje”, informuan blutë. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni “Flagranca 3”, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër armëmbajtjes pa leje. Lëvizte me pistoletë në automjet, në fshatin Luz, Krujë, arrestohet 38-vjeçari. Në pranga dhe 2 pasagjerët në këtë automjet, pasi nuk kallëzuan posedimin e armës. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion...