Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Kandidati për Tiranën/ Berisha mbledh kryesinë e vogël të PD
                            Ka nisur mbledhja e kryesisë së vogël të Partisë Demokratike. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohet edhe kandidatura për bashkinë e Tiranës Në mbledhje janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj si dhe Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti, si pjesë e grupit të mandatuar nga PD për negociata me aleatët. Gjatë një prononcimi për mediat pak para takimit kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha deklaroi se “shpresojmë që sot të kemi një kandidat për Tiranën, do konsultohemi dhe me aleatët”.