Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kush janë 4 pretendentët për postin e Altin Dumanit në krye të SPAK
Altin Dumani dhe prokurorët kandidatë TIRANË-Në ditët e fundit të afatit zyrtar të dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, janë mësuar 4 emrat e parë, të cilët do të garojnë për të zënë vendin e Altin Dumanit. I pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho. Ky i fundit ka dorëzuar dokumentat qysh prej ditës së Premte. Ndërsa pritet që sot dhe në dy ditët në vijim të dorëzojnë kandidaturat tre prokurorët e tjerë të SPAK, si Adnand Xholi, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë. Në vijim të shpalljes së kandidaturës përmes dorëzimit të platformës, gazetari...