Kryeministri i ri i Francës jep dorëheqjen, më pak se një muaj nga emërimi

Kryeministri i ri i Francës jep dorëheqjen, më pak se një muaj nga emërimi

Kryeministri i ri i Francës, Sébastien Lecornu, dhe qeveria e tij dhanë dorëheqjen të hënën, vetëm disa orë pasi Lecornu kishte njoftuar përbërjen e kabinetit, duke e bërë atë qeverinë me jetëgjatësinë më të shkurtër në historinë moderne të Francës, çka shkaktoi rënie të ndjeshme të bursës dhe euros.Dorëheqja e menjëhershme ishte e papritur dhe shënoi një thellim të mëtejshëm të krizës politike në Francë. Ajo ndodhi pasi si aleatët, ashtu edhe kundërshtarët, kërcënuan se do ta rrëzonin qeverinë e re.Lecornu ishte kryeministër për vetëm 27 ditë. Qeveria e tij zgjati vetëm 14 orë.Partia e ekstremit të djathtë, Rassemblement National, kërkoi menjëherë që presidenti Emmanuel Macron të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër, e majta radikale France Unbowed deklaroi se vetë Macron duhet...