Rama mbrojti ish-ministrin Ilir Rusmali, reagon Berisha: E shkarkova për korrupsion

Rama mbrojti ish-ministrin Ilir Rusmali, reagon Berisha: E shkarkova për korrupsion

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pas mbrojtjes që ky i fundit i bëri Ilir Rusmalit, këshilltarit të Presidenti Bajram Begaj për dekretin e  zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashkitë e vendit, përfshirë edhe Tiranën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka përgënjeshtruar Ramën, duke i kujtuar këtij të fundit shkarkimin e Rusmalit për korrupsion, asokohe në postin e Ministrit të Drejtësisë. Sipas Berishës, Rusmalit iu komunikua largimi i menjëhershëm pasi tentoi të bënte pazare në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për llogari të vëllait të tij. “Mashtrim ordiner! E vërteta është: Ilir Rusmajli është ministri i shkarkuar pikërisht për korrupsion. Atij ju komunikua vendimi i prerë për largimi e tij nga detyra sepse shkarkoi jashtë kompetencës së tij ligjore drejtorin...