Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha pas daljes nga SPAK: McGonigal i jepte urdhra Altin Dumanit për të zhdukur dosjen “Aruba”
Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje” për dosjen “Partizani”. Në nje deklaratë për mediat pas daljes nga Struktura e Posaçme, kreu i selisë blu akuzoi kreun e këtij insitutcioni se është peng i parave të krimit. “Këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin. Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik. Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë. Bënë që shqiptarët të mësojnë...