Binaj kandidati i opozitës? Berisha: Nuk e vendos unë, deri tani vetë PD ka 13 kandidatë

Binaj kandidati i opozitës? Berisha: Nuk e vendos unë, deri tani vetë PD ka 13 kandidatë

Sali Berisha mohoi zërat se PD nuk ka asnjë kandidat për bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se të paktën janë 13 emra që përfliten, por këtë herë ata kanë vendosur që të shkojnë me kandidat të pavarur. Nëse është apo jo Flor Binaj, Berisha nuk dha një përgjigje. Sipas kreut të opzoitës, vendimi do të merret nga koalicioni dhe nga aleatët.  “Të garantoj që gjer tani, PD ka jo një, por të paktën 12 ose 13 kandidatë. Të garantoj për këtë. Siç e dini, ne shpallëm një parim, mundësisht të hapemi dhe mirëpresim kandidatura të pavarura nga partitë. Ky parim, po të shkoni tek zgjedhjet e vitit 2003, e gjeni të përsëritur. Po përhapet kjo edhe në Europë, edhe në botë. Shpreh mirënjohje për çdo njeri...