Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Tërmet’ në politikën greke/ Ish-kryeministri jep dorëheqjen nga mandati i deputetit: Nuk dua të jem pjesë e…
Ish-kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka dhënë dorëheqjen si deputet i partisë opozitare ‘Syriza’. Kjo dorëheqje përforcon skenarët se do të krijojë një parti të re. Përmes një reagimi zyrtar, ai theksoi se ishte një vendim “i ndërgjegjes” dhe synon të kthehet “në veprimin shoqëror”, larg zyrës dhe mekanizmave partiakë. Pas 16 vitesh në Parlament – si deputet, kryetar partie, lider i opozitës kryesore dhe kryeministër – kam marrë një vendim që vjen nga ndërgjegjja ime e thellë: Dorëhiqem nga mandati im parlamentar. Pak përpara fillimit të sesionit të ri, ia dorëzova këtë vendim Kryetarit të Kuvendit. Nuk ishte një vendim i lehtë, as i qetë. Dorëhiqem sepse nuk mundem, por as nuk dua ta mbaj mandatin e deputetit, me të gjitha privilegjet që e shoqërojnë,...