Ogerta Manastirliu dhe rrjeti i mafies së barnave, qindra milionë euro të fondeve publike u përdorën për koncesione…

Ogerta Manastirliu dhe rrjeti i mafies së barnave, qindra milionë euro të fondeve publike u përdorën për koncesione…

Në hijen e luksit dhe propagandës së reformave shëndetësore të qeverisë Rama, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një realitet makabër që flet për krim, korrupsion dhe braktisje njerëzore. Pas fasadës së premtimeve për “shëndetësi falas”, qëndrojnë rrjetet mafioze dhe oligarkë që kanë zhdukur qindra milionë euro të fondeve publike përmes koncesioneve abuzive dhe tenderëve fiktivë, ndërsa fëmijët me tumor janë lënë të vdesin pa ilaçe.  KLSH ka konstatuar se gati gjysma e barnave që luftojnë një nga sëmundjet më të rënda, nuk janë importuar asnjëherë në vendin tonë. Për 39 ilaçe në listën e rimbursueshme të 2024, FSDKSH nuk ka kontrata me importues. Gjatë periudhës 2020-2024, fëmijë nga 2 deri 18 vjeç që vuajnë nga tumori janë detyruar të largohen jashtë vendit apo të sigurojnë...