Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë
Përgjatë dekadës së kaluar, eksportet shqiptare ishin promotor kryesor i rritjes ekonomike, por që nga viti 2023 ato janë shndërruar në faktor frenues.Të dhënat e fundit për PBB-në e tremujorit të dytë të vitit aktual tregojnë se eksportet u tkurrën me −8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Nga viti 2011 deri në 2018, eksportet ishin rritur me rreth 30% në vit, të nxitura kryesisht nga lulëzimi i industrisë fason dhe zgjerimi i fabrikave të veshjeve e këpucëve si dhe industria e naftës. Ato ishin faktori kryesor i rritjes ekonomike, në një kohë kur shtrëngimi fiskal nuk stimulonte investimet publike dhe rritjen e pagave në administratë.Edhe pas pandemisë, në vitet 2021–2022, eksportet mbajtën rol pozitiv në rritjen ekonomike falë kërkesës së lartë për...