Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kuvendi përfshin diktatorin Enver Hoxha në listën e personaliteteve, Këlliçi: Kriminale dhe skandaloze
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së ish diktatori Enver Hoxha, në listën e personaliteteve të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë, një veprim që e ka cilësuar sa skandaloz aq edhe kriminal e të turpshëm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se tendenca të tilla të manipulimit të historisë, tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste. Sipas tij, aty ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, regjimi monist jo vetëm bëhet i pranueshëm por edhe i dëshirueshëm. “Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë e dënoj me forcë normalizimin e së keqes, duke konsideruar rezolutat e miratuara për dënimin e krimeve të komunizmit, orientimin demokratik të Republikës së...