Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Cambiaso karikon Juventus: Shumë barazime këtë sezon, por duhet të jemi të durueshëm
6 Tetor 2025 10:12 Telesport Barazimi pa gola ndaj Milan ishte i tretë në kampionat për Juventus, i pesti radhazi për bardhezinjtë, që mbeten ende të pamposhtur në Serie A. Për Andrea Cambiaso, ky rezultat nuk ishte ai që priste. “Pesë barazime radhazi janë shumë, por duhet të ecim përpara me entuziazëm, që duhet ta kemi në çdo moment”, tha Andrea Cambiaso. “Nuk prisja asgjë ndryshe në sulm. Patjetër që mund të kishim bërë më shumë, të kishim krijuar më shumë. U përpoqëm, por nuk ia dolëm”, shtoi më tej mbrojtësi bardhezi. Në fund, Cambiaso tha: “Milan, krahasuar me fillimin e sezonit, ka arritur një fazë të shkëlqyer mbrojtëse. Dje ata luajtëm një fazë të mirë mbrojtëse dhe nuk na lanë shumë hapësira“.