Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Begaj uron çeljen e vitit të ri akademik: Arsimi i lartë, çelësi për të kuptuar botën
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi çeljen e vitit të ri akademik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në mesazhin e tij drejtuar studentëve dhe pedagogëve, Presidenti Begaj bëri apel që qasja ndaj arsimit të lartë në Shqipëri duhet t’i përshtatet ndryshimeve teknologjike dhe duhet të ketë si synim ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të përparuar e më të zhvilluar. Kreu i shtetit deklaroi para auditorit në këtë fillim të vitit të ri akademik se të rinjtë janë gjenerata e së ardhmes së Shqipërisë dhe se studimet universitare nuk duhet të synojnë vetëm një diplomë, por të shfrytëzohen si mundësi për dije, përkushtim dhe përgjegjësi. “Arsimi i lartë“, theksoi Presidenti Begaj, “nuk është vetëm një derë drejt një profesioni, por është çelësi...