Nga qelia, Erion Veliaj uron ditëlindjen e djalit të tij: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot biri im

Nga qelia, Erion Veliaj uron ditëlindjen e djalit të tij: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot biri im

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar sot ditëlindjen e të birit, Kajan, i cili mbush 7 vjeç. Ndonëse ndodhet në burg, Veliaj ka ndarë një mesazh prekës përmes një postimi në rrjetet sociale. “Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”, shkruan ai. Veliaj ndodhet në qelitë e paraburgimit që prej datës 10 shkurt 2025, pasi u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuza të shumta që lidhen me korrupsion dhe shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Vetëm katër ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga Veliaj kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila kishte lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë, pas shkarkimit të tij nga...