“Të gjithë njerëzit do të kenë ‘chip’”/ Alfred Cako përplaset me Milaim Zekën, gazetari: Unë dhe Mane duke mos pasur tru…

“Të gjithë njerëzit do të kenë ‘chip’”/ Alfred Cako përplaset me Milaim Zekën, gazetari: Unë dhe Mane duke mos pasur tru…

Alfred Cako dhe Milaimj Zeka u përfshinë në një debat gjatë rubrikës “Rrethi Katror” pjesë e “E Diell” në Top Channel. Cako shprehu pikëpamjet e tij se çfarë do të ndodhë me botën pas disa vitesh. Deklaratat e tij u kundërshtuan nga Bled Mane dhe Milaim Zeka. Zeka u ndal tek teoria e ‘chip-it’, ku tha se “Unë edhe Mane duke mos pasur tru që ulemi këtu dhe dëgjojmë këto histori, ne shpëtojmë.” Pjesë nga debati: Cako: E keni lexuar librin ‘bota e re e guximshme’, nëse ne nuk zgjohemi dhe të reagojmë, vaksinat me detyrim, një të ardhur bazë ndërkombëtare. Microchip universal i njerëzve, një sistem krediti social botëror. Dhe të gjitha do jenë në një kompjuter gjigant në Bruksel. Do të ketë fund...