Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Maratonë mbledhjesh në Kuvend, vendoset sot fati i Peleshit
Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do të mblidhen 6 komisione parlamentare dhe Këshilli i Legjislacionit. Këshilli i Legjislacionit do të konstituohet në orën 11:00 dhe sipas rendit të ditës, pritet të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në orën 11:00 në Komisionin për Edukimin dhe Shkencën do të zhvillohet seancë dëgjimore me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, në sistemin e arsimit parauniversitar. Në orën 11:30, në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme do të shqyrtohen dy projektligje: ai për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e...