“PS jepet me qira”! “PD del në shitje”/ Rama dhe Bardhi ‘luftë’ me foto ironizuese

“PS jepet me qira”! “PD del në shitje”/ Rama dhe Bardhi ‘luftë’ me foto ironizuese

Në një kohë kur PS ka nisur punën për organizimin e fushatës së zgjedhjeve në Tiranë, ka mjaftuar një postim në faqen zyrtare të kryeministrit Rama në facebook, për të ngacmuar selinë blu e cila këto ditë ka zhvilluar takime të ngjeshura për gjetjen e një figure konsensuale për betejën e kryeqytetit. Rama ka ironizuar Partinë Demokratike duke shpërndarë në rrjete një foto nga Dega 1 e Partisë Demokratike në kryeqytet, në xham shihet njoftimi “Shitet dyqani”. Nuk ka munguar reagimi nga PD, ku kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi i është përgjigjur me një postim të një fotoje të PS ku në xham ka të ngjitur mesazhin “jepet me qira” dhe posterin e Erion Veliajt, por dera e dyqanit është pas hekurave, duke dhënë...