Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Asgjësohen mbi 4 mijë bimë kanabisi në Shkodër, vihen nën hetim 5 kryepleq
Pesë kryetarë fshatrash në Qarkun e Shkodrës, janë proceduar pasi në territoret në administrimin e tyre janë gjetur dhe asgjësuar 4291 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Mbi kryetarët e fshatrave Nënmavriq, Pecaj, Gimaj, Abat, Lekaj rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Njoftimi Policisë: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me...