Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, plagoset rëndë motoristi
Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të fshatit Markatomajt. Sipas burimeve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmën mjekësore, raporton për Klan News, gazetari Martin Marku. Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Po sipas të njëjtave burime, i plagosuri po udhëtonte drejt punës, në momentin kur ndodhi përplasja. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.