I kërkoi 50 mijë euro duke e shantazhuar në rrjetet sociale, arrestohet 44-vjeçarja

I kërkoi 50 mijë euro duke e shantazhuar në rrjetet sociale, arrestohet 44-vjeçarja

Një 44-vjeçare me inicialet Z.H. është arrestuar nga policia pasi shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, të cilës i kishte marrë 5000 euro dhe i kërkonte edhe 50 000 euro të tjera. E arrestuara, e cila është banuese në Durrës, ka shantazhuar një 39-vjeçare nga Saranda, shkruan A2. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.