Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

Një aksident i trefishtë është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shënkollit ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i motoçikletës. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.