Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet për paqe në Gaza pritet të nisin në Egjipt, Trump: Ndërmjetësuesit të veprojnë shpejt, ndryshe do ketë gjakderdhje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjithë palëve të përfshira në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza që të “lëvizin shpejt”, ndërsa ndërmjetësit pritet të takohen sot në Egjipt për bisedime jo të drejtpërdrejta midis Hamasit dhe Izraelit. Bisedimet vijnë pasi Hamasi ka pranuar disa pika nga një plan paqeje me 20 pika të propozuar nga SHBA, përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e qeverisjes së Gazës tek teknokratët palestinezë. Megjithatë, grupi kërkon negociata për çështje të tjera. Në përgjigjen e tij, Hamasi nuk ka përmendur kërkesat kryesore të SHBA-së dhe Izraelit: çarmatosjen dhe përjashtimin nga roli i ardhshëm në administrimin e Gazës. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se bisedimet kanë qenë “shumë të suksesshme” dhe...