Everesti nën stuhinë e dëborës/ 200 turistë të izoluar, operacioni i shpëtimit vijon në kushte ekstreme

Everesti nën stuhinë e dëborës/ 200 turistë të izoluar, operacioni i shpëtimit vijon në kushte ekstreme

Më shumë se 200 alpinistë kanë mbetur të bllokuar në anën tibetiane të Malit Everest, pasi një stuhi e fuqishme dëbore goditi zonën në fundjavë, në kulmin e fluksit turistik gjatë festës kombëtare tetëditore në Kinë. Ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën në kushte të vështira, autoritetet kineze raportojnë se kanë arritur të vendosin kontakt me të gjithë personat që ndodhen në rrezik, ndërsa mbi 350 të tjerë janë nxjerrë në zonë të sigurt. Një nga të mbijetuarat e stuhisë, 29-vjeçarja Geshuang Chen, e përshkruan ngjarjensi një nga më të rrezikshmit në jetën e saj. Ajo kishte nisur udhëtimin më 4 tetor nga Qudang, bashkë me më shumë se 10 persona të tjerë, me synimin për të mbërritur në kampin bazë të Cho...