Nga shkarkimi i Peleshit te ligji i mbetjeve/ Mblidhen Këshilli i Legjislacionit dhe 6 komisione

Nga shkarkimi i Peleshit te ligji i mbetjeve/ Mblidhen Këshilli i Legjislacionit dhe 6 komisione

E hëna e 6 tetorit shënon një ditë të mbushur për jetën parlamentare, pasi në Kuvend do të zhvillohen mbledhje të njëpasnjëshme të gjashtë komisioneve parlamentare dhe të Këshillit të Legjislacionit. Në orën 11:00 pritet konstituimi i Këshillit të Legjislacionit, i cili sipas rendit të ditës do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në të njëjtën orë, Komisioni për Edukimin dhe Shkencën do të zhvillojë një seancë dëgjimore me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Fokusi do të jetë te masat e marra për nisjen e vitit të ri shkollor 2025–2026 në arsimin parauniversitar. Në orën 11:30, Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme do të shqyrtojë dy projektligje: Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet...