Tudor: Ndeshje e vështirë kundër një skuadre të fortë, na mungoi goli

Tudor: Ndeshje e vështirë kundër një skuadre të fortë, na mungoi goli

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, foli për DAZN pas barazimit 0-0 ndaj Milanit në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Serie A: “Ishte një sfidë siç e prisnim, e vështirë kundër një skuadre të fortë. Donim të fitonim, por barazimi është rezultat real”. Për rolin e Yildiz, trajneri kroat shtoi: “Sot luajti në krahun e majtë, por donim ta ndërronim me Cambiaso. Ata gjejnë zgjidhje edhe vetë në fushë. Në pjesën e parë bëmë disa gjëra interesante”. Sa i përket zëvendësimit të tij, shpjegoi: “E pashë të lodhur, si edhe Chico e Johnny, që dhanë gjithçka. Nuk doja të jepja sinjal mbrojtës, ndaj vendosa të fus dy sulmues. Në fund vepruam më mirë dhe krijuam disa raste, por na mungoi goli”....