Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis sot viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë
Nis sot në të gjithë universitetet e vendit viti i ri akademik 2025-2026. Nga rreth 20.200 maturantë, në rang vendi, 60% prej tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar janë 160 studentë më shumë që kanë preferuar këtë institucion. Me prioritet këtë vit janë parë degë si drejtësia, ekonomia si dhe ato të shkencave sociale. Gjithashtu, interes i lartë po vërehet në shkencat e natyrës dhe teknologjinë e informacionit, të cilat ofrojnë perspektivë të gjerë punësimi dhe kërkim të aplikuar. Megjithatë, sfidë mbeten programet e mësuesisë, ku interesi është më i ulët, duke reflektuar një prirje të maturantëve për të zgjedhur fusha të tjera më të lidhura me tregun e punës. Një rritje e ndjeshme...