Egnatia thyen Vorën dhe barazon Vllazninë në kryesim, Teuta e Bylisi bëjnë paqe

Egnatia thyen Vorën dhe barazon Vllazninë në kryesim, Teuta e Bylisi bëjnë paqe

Adriatik BALLA Java e 6-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me dy ndeshjet e fundit të saj, ku ra në sy fitorja e Egnatias ndaj Vorës 1-0, e me të njëjtin rezultat Teuta mundi me shumë sforco Bylisin, duke marrë tri pikë të vyera në rrugëtimin e kësaj faze të kampionatit. Padyshim që disa ndeshje të kësaj xhiroje duhet të kishin prodhuar më shumë cilësi, por në fund të fundit ka një rënie të skuadrave të kryeqytetit si Partizani e Tirana dhe ngjitje cilësore e imponuese të Vllaznisë, Egnatias e Elbasanit. Më keq nga të gjithë mbetet Flamurtari, i vendit të fundit me dy pikë, ende pa asnjë fitore në gjashtë ndeshje të luajtura, duke dëshmuar se skuadra vlonjate e ka nisur...