Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Java nis me reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të hënë
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në qarqet. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor ndërsa në qendër mbesin me intesnitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes. Në relievet malore mbi 1000m në veri e verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriprerëndim me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite do të arrijë shpejtësi...