Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Dy të vrarë në Kalamata të Greqisë
                            Një atentat me dy të vrarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në zonën e Kalamatës në Greqi. Burime policore bëjnë me dije për gazetarin Artur Bibe se njëri prej viktimave është shtetas grek dhe pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja 70 vjeç, tjetri rreth 50 vjeç  i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30 të së dielës sipas orës lokale ne një kamping në vendin e quajtur Finikunda në afërsi të Kalamatës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy viktimat janë qëlluar me armë automatike. Policia po heton lidhur me ngjarjen. Top Channel