Vrasja me tritol në Sarandë, 10 të shoqëruar në polici, ja pista kryesore e hetimeve

Vrasja me tritol në Sarandë, 10 të shoqëruar në polici, ja pista kryesore e hetimeve

Forcat e RENEA-s, të mbështetura nga pjesëtarë të repartit FNSH, kanë zbarkuar në qytetin bregdetar të Sarandës dhe në territorin e Bashkisë Konispol, ku po kryejnë një operacion të zgjeruar kontrollesh dhe hetimesh në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Isuf Jaçaj. Sipas burimeve pranë hetuesve, autoritetet janë përqendruar në një pistë kryesore, atë të hakmarrjes, që dyshohet të jetë motivi i krimit. Dyshohet se vrasja e Jaçajt është një akt ndëshkimi, i lidhur me përfshirjen e të birit të tij, K.J, në një ngjarje kriminale të ndodhur më 17 korrik në Sarandë, ku u plagosën dy persona. 31-vjeçari, u dorëzua vetë në Komisariatin e Sarandës më 23 korrik, vetëm dy ditë pasi një mjet në pronësi të tij, tip “BMW”, u hodh në erë nga...