Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ E mitura tentoi t’i jepte fund jetës, flet qytetari që e shpëtoi nga vetëvrasja: E prita në krahë!
Landi Gura nga Korça ishte qytetari që shpëtoi nga vdekja të miturën 14-vjeçare nga Korça e cila u vetëhodh nga ballkoni i banesës një ditë më parë. Ai rrëfen sesi e kuptoi që vajza po hidhej dhe doli ta shpëtonte. “Unë për momentin isha në lokal ,dëgjoj zëra dhe kur shkova atje ajo donte të hidhej. I dola përpara, e shihja si mbesën time se ishte e vogël. Ajo ra në një llamarinë aty, nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, hyra si ato shqiponjat e prita”-tregon ai. Top Channel