Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga Lul Berisha te Plaurent Dervishaj, zbardhet “lista” e “Rrumit”, si do eliminonte kundërshtarët
Hetimi i SPAK ndaj dy grupeve kriminale, të dyshuara si të drejtuara nga Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe Astrit Avdylaj, i pari i përfshirë në tjetërsime pronash dhe i dyti në vrasje, ka zbardhur edhe planet për eliminimet fizike të kundërshtarëve. Referuar dosjes hetimore, “Rrumi” në disa raste ka premtuar apo shpërblyer me prona personat që do të përdorte për vrasjen e kundërshtarëve. Në një bisedë në aplikacionin SKY të shtatorit 2020, ai i liston Elidon Avdylit (Aldo Avdylit) kundërshtarët: “Shoku, koka e grupit është Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni, Lenti. Këta e xhirojnë lojën e qytetit. Të tjerët janë pasiva, të parëndësishëm”, duke iu referuar Lulëzim Berishës, Edmond Koçit (Mond Çekiqit) dhe Plaurent Dervishit. “Po je fiks fare,...