Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Haland magjik, Siti 3 pikë larg kreut
Mançester Siti tani vetëm 3 pikë larg kreut. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 0-1 ndaj Brentford duke marrë tri pikë shumë të vyera për javën e 7 në Premier League. Për vendasit në minutën e 59′ u aktivizua edhe Armando Broja Dhe heroi është Erling Haland. Sulmuesi norvegjez është në një formë të jashtëzakonshme: ai ka shënuar 16 gola në nëntë ndeshjet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren. Ai ishte edhe një herë vendimtar në fitoren e Sitit sot ndërsa shënoi në të 9′ në portën e Brendford. Ndërkaq, në ndeshjet e tjera të ditës; Aston Vila- Bërnli 2-1, Everton- Kristal Palasë 2-1, Njukasëll- Notingham Forest 2-0 dhe Uolves- Brajton 1-1. Vazhdo leximin