“Shitet dyqani”, Dega nr.1 e demokratëve e boshatisur, Rama ironizon PD

“Shitet dyqani”, Dega nr.1 e demokratëve e boshatisur, Rama ironizon PD

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme ka ironizuar opozitën përmes një postimi në Facebook. Rama  ka publikuar një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila është e boshatisur, ndërsa dyqani ka dalë në shitje. Partia Socialiste gjatë Asamblesë së PS-së më 11 shtator, shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate të socialistëve për bashkinë Tiranë, ndërsa opozita nuk ka ende një emër. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje pas mbledhjes së Kryesisë se PD do të mbështesë figurat jo politike, teksa u bëri thirrje qytetarëve nga shoqëria civile që të shpallin kandidaturat e tyre nëse janë të interesuar. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive. Ndërsa...