Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD pa kandidat, nisin vetëshpalljet/ Protesta pa fund për shkarkimin e Veliajt, por sot i kanë shpresat tek të pavarurit për Tiranën
Vala e protestave të opozitës para bashkisë së Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt solli pas një viti një dëshirë të plotësuar me bashkimin e votave të demokratëve me socialistët, por duket se e gjeti PD pa një plan B. Kush do të ishte kandidati i tyre i vlefshëm për drejtimin e kryeqytetit me mbi 1 milion banorë? Pa një emër kur nisën protestat, ende në kërkim edhe me shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme në 9 nëntor. Me zyrtarizimin e vendimit, u tërhoqën nga gara për pushtetin afatshkurtër 2 vjeçar kandidaturat më të përfolura mes demokratëve, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti. Ky mossakrifikim solli deklarata pas deklaratash në takimet e PD me aleatët se lista e emrave është e gjatë, por duhen respektuar...