Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Java e 6-të e “Abissnet Superiore”, Tirana fiton derbin. Triumfojnë edhe Vllaznia, Egnatia, Dinamo & Teuta
Java e 6-të e “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me ndeshjen Teuta – Bylis. Durrsakët fituan në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0, falë golit vendimtar të Daniel Wotlai. Po sot, Egnatia mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Vorën në Laç me rezultatin minimal 1-0. Me të njëjtin rezultat, 1-0, triumfoi edhe Vllaznia në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit. Shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë, po aq sa Egnatia në vendin e dytë. Dinamo City mposhti Flamurtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-0, ndërsa Tirana fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 3-0 në “Air Albania”. Img 7612 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb