14-vjeçarja u hodh nga kati i tretë, flet qytetari që e priti në krahë: E shihja si mbesën time, i dola para dhe…

14-vjeçarja u hodh nga kati i tretë, flet qytetari që e priti në krahë: E shihja si mbesën time, i dola para dhe…

Detaje të reja zbardhen lidhur me rastin në Korçë, ku një 14-vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, duke tentuar vetëvrasjen. Për fat të mirë ngjarja nuk përfundoi në tragjedi. Adoleshentja ndodhet në spital për trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Për News24 ka folur Landi Gura, dëshmitar i ngjarjes. Ai tha se ndodhej poshtë pallatit të 14-vjeçares, kur ajo u vetëhodh dhe se ai e priti atë që mos rrëzohej në tokë. “Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe vij unë, lashë gotën e konjakut se kisha marrë një teke dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël,i dola… Ajo ra në një llamarinë...