Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një tjetër goditje për eksportet shqiptare/ Kroacia bllokon krem fistiku, zbulohen toksina helmuese
Një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare është bllokuar në kufi nga autoritetet kroate. Bëhet fjalë për një sasi me krem fistiku, e cila është ndaluar për shkak të pranisë së një substance toksike të rrezikshme për shëndetin.Sipas sistemit evropian të sigurisë ushqimore, RASFF, në produkt është zbuluar nivel i lartë i aflatoksinës, një toksinë natyrale me efekte helmuese, që prodhohet nga disa lloje mykësh dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë edhe dëme në mëlçi. Mostrat nga kjo ngarkesë janë marrë nga autoritetet doganore kroate më datë 8 shtator, dhe pas analizave, rezultoi se produkti ishte i kontaminuar. Si pasojë, ngarkesa është asgjësuar menjëherë në Kroaci. Njoftimi është bërë publik në sistemin RASFF më 3 tetor, me qëllim që edhe vendet e tjera anëtare...