Trafik i rënduar në rrugën Lezhë-Milot, makinat në radhë prej disa orësh

Trafik i rënduar në rrugën Lezhë-Milot, makinat në radhë prej disa orësh

Pasditja e kësaj të diele ka sjellë një trafik kilometrik në aksin rrugor Lezhë-Milot. Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra. Përveç reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin, mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon gjithashtu të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve. Ura u mbyll për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha. gijotina.com/