Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gje’noc’idi serb ndaj shqipëtarve në vitet 1877 – 1878
Nga Xhelal Zejneli Në vitin 1876-1878, me mbështetjen dhe nxitjen e Rusisë, në sanxhakun e Nishit shpërtheu konflikti midis Serbisë dhe Malit të Zi kundër ushtrisë osmane. Këto luftëra, bashkë me Luftën ruso-osmane të viteve 1877-1878, përfunduan me disfatën e ushtrisë osmane. Territoret shqiptare të sanxhakut të Nishit, të zaptuara nga ushtria serbo-malazeze, me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878), iu dhanë Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Malit të Zi. Para se të shpërthente konflikti, popullsia shqiptare e Sanxhakut të Nishit ishte kompakte dhe kryesisht rurale. Gjatë luftës, shqiptarët i rezistuan hyrjes së forcave serbe në sanxhakun e Nishit. Një pjesë e tyre u strehua në malet përreth, ndërsa një pjesë tjetër u vendos në Kosovë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve u dëbuan...