SPAK po e hetonte, ‘Rumit’ i ishin ndezur antenat: Janë Espinoza ata, dua të di ku gabuam

SPAK po e hetonte, ‘Rumit’ i ishin ndezur antenat: Janë Espinoza ata, dua të di ku gabuam

Aleksander Laho alias Rumi TIRANE- Dosja hetimore mbi të cilat u caktua masa e arrestit për grupin e Avdylajve dhe Rumin e Shijakut, Aleksandër Laho, ka një pasazh interesant, ku tregohet sesi Rumi dyshonte se pavarësisht se skema e falsifikimit të pronave ishte e përsosur, diku kishte gabuar. Në bisedën e tij në "Sky ECC" me Vullnet Muçën, që në dosje shkruhet si "Neti", i kërkon të korruptojë ekspertin e caktuar nga SPAK për të bërë ekspertimin e dokumentacionit të pronave në Durrës. Më tej ai e pyet, ku ka gabuar, që SPAK po heton çështjen e dokumentave të pronave.  Bisedat janë zhvilluar në vitin 2021 në SKY ECC:  1D6E0D: Po boja sikur nuk dija un, ai ishte gjarpër, ti tha idi mirë po do...